Kampionati francez do të kulmojë në mbrëmje me supersfidën e javës së 10-të mes Marsejës dhe PSG-së.
E quajtur ndryshe “Le Classique”, kjo përballje është nga më të zjarrtat për shkak të rivalitet shumë të egër të këtyre dy skuadrave.
Takimi i sotëm do të ofrojë një emocion akoma më të veçantë.
Do të jetë kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ai që do të shkelmojë topin e parë në “Velodrome”, ndaj ish-ekipit të tij të parë në futbollin profesionist.
Respekt, krenari dhe emocion i jashtëzakonshëm për një ikonë si Lorik Cana, i cili do të nderohet nga dy klube të elitës evropiane, të cilat kanë në përbërjen e tyre shumë yje.
Kujtojmë që ish-kapiteni i Kombëtares i dha zyrtarisht lamtumirë futbollit të luajtur në ndeshjen ndaj Italisë, të zhvilluar në “Loro Boriçi”.