Portugalia i thotë lamtumirë Bobit, qenit më të vjetër në botë, i cili ngordhi në moshën 31 vjeç e 163 ditë.
Lajmi i hidhur u nda në rrjetet sociale nga Karen Becker, një veterinere e cila mori pjesë në festën e ditëlindjes së saj të 31-të, më 11 maj.
Bobi, një Rafeiro do Alentejo i racës së pastër, mbajti Rekordin Botëror të Guinnessit si qeni më i vjetër i të gjitha kohërave, një arritje e jashtëzakonshme për një racë qensh ruajtës bagëtish me një jetëgjatësi mesatare prej 12-14 vjetësh. Ai kishte vendosur rekordin e ri botëror në shkurt.
Data e lindjes së tij ishte konfirmuar nga Shërbimi Mjekësor Veterinar i Bashkisë Leiria së bashku me bazën e të dhënave të SIAC të drejtuar nga qeveria për kafshët shtëpiake. I lindur dhe i rritur në Portugali, në provincën e Leiria, Bobi i kishte mbijetuar masakrës së vëllezërve të tij falë ngjyrës së leshit të tij, e cila e ndihmoi të futej mes druve, ndërsa këlyshët e tjerë u dhanë nga familja e Leonel Kostës, e cila mundi të mos i mbanin dhe më pas u vranë.
Leoneli i vogël në atë kohë ishte 8 vjeç dhe e zbuloi Bobin mes drurit të shtëpisë së tij në fshat, sepse nëna e Bobit vazhdonte të shkonte shpesh atje. Në atë moment, prindërit nuk mund të mos e mbanin qenushin. Tani Leonel është gati 40 vjeç dhe ka kaluar pothuajse të gjithë jetën e tij me qenin e tij.
Në një intervistë ai zbuloi edhe “sekretin” e jetës së gjatë të mikut të tij katërputrosh: rëndësinë e të ushqyerit të mirë, kontaktit të vazhdueshëm me natyrën, lirinë për të eksploruar mjedisin përreth, kujdesin e rregullt veterinar dhe mbi të gjitha dashurinë.
Për ditëlindjen e tij të 31-të u organizua një festë e madhe “tradicionale portugeze” me 100 të ftuar, mes të cilëve edhe ndërkombëtarë. “Bobi është gjithashtu i veçantë sepse ta shikosh është paksa si të kujtosh njerëzit që ishin pjesë e familjes sonë dhe fatkeqësisht nuk janë më këtu, si babai im, vëllai im apo gjyshërit e mi që tashmë janë larguar nga kjo botë”, tha Leonel.