Kulturë Lamtumirë Maurizio Costanzo, mbreti i talk show

Lamtumirë Maurizio Costanzo, mbreti i talk show

Është ndarë nga jeta sot personaliteti i televizionit italian, Maurizio Costanzo. Ai cilësohej në Itali si mbreti i talk show.

Costanzo shpiku “sallonin mediatik”.

Maurizio Costanzo ishte 84 vjeç. Ai i mbylli sytë në Romë, aty ku kishte lindur dhe jetuar.

Maurizio e filloi punën si reporter për Paese Sera në vitin 1956. U deshën shtatë vite të tjera për të bërë debutimin e tij si autor në radio, në Rai me ‘Canzoni e nuvole’. E nisi me hapa të vegjël për t’u bërë personalitet i televizionit italian, si autor, moderator, ndërsa ka shkruar dhe dhjetëra libra.

Emri i tij ishte i lidhur më shumë me Maurizio Costanzo shoë, në transmetim që nga 1982 më Mediaset. Mes programeve të tij më të njohur, ishte edhe ‘Buona domenica’.

Nga 1995 ishte i martuar me Maria de Filippin.