Aktualitet “Land Roveri” përplaset me makinën e policisë, plagosen tre efektivët

“Land Roveri” përplaset me makinën e policisë, plagosen tre efektivët

Foto ilustruese

Tre punonjës policie kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti automobilistik që ndodhi në fshatin Frakull e Madhe në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Një automjet “Land Rover” i drejtuar nga S.B., është përplasur me makinën e policisë tip ‘Skoda’.

Për pasojë mbetën të plagosur tre efektivët e policisë, H.K., E.Gj. dhe G.S.

Këta të fundit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.