Dy shqiptare u arrestuan të enjten në zonën e Pylaia, në rrethinat e Selanikut në veri të Greqisë, pasi akuzohen se vunë në rrezik jetën e një të mituri. Sipas asaj që shkruan Kathimerini, ato akuzohen se lanë vetëm në makinë, një bebe 4 muajshe dhe shkuan për të bërë pazar.
Ishte një kalimtar i rastit që pa foshnjen vetëm në makinë, me xhamin gjysmë të hapur dhe njoftoi menjëherë policinë. Dëshmitarë thanë se i mituri kishte qëndruar vetëm për të paktën 40 minuta.
Autoritetet policore i gjetën dy shqiptaret në një dyqan veshjesh dhe i arrestuan. Nëna e foshnjes, sipas mediave greke, besohet të jetë 22-vjeçarja, ndërsa 27-vjeçarja ishte pronarja e makinës.