Politika Lapaj, padi në SPAK për drejtuesit e ministrisë së Shëndetësisë dhe të...

Lapaj, padi në SPAK për drejtuesit e ministrisë së Shëndetësisë dhe të QSUT në 10 vitet e fundit

Lëvizja ”Shqipëria Bëhet” ka paditur në SPAK drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtuesit e QSUT në 10 vitet e fundit.

Padia është bërë për mosmarrjen e masave për plotësimin e nevojave me ilaçe dhe pajisje mjekësore të cilat kanë shkaktuar dëmtimin e shëndetit dhe humbjen e jetës së qindra qytetarëve. Ka qenë vetë kreu i kësaj lëvizjeje, Adriatik Lapaj që ka dorëzuar dosjen në SPAK.

Të kallëzuar janë dy ish-ministrat, Ilir Beqaj, Ogerta Manastiliu, si edhe ministrja aktuale, Albana Koçiu, largimi i së cilës është kërkuar pas zbulimit të skandalit se mjekë në QSUT i trajtonin pacientët të sëmurë me kancer, si mall në tregun e shumicës.

Gjithashtu, Lapaj ka kallëzuar në SPAK dhe ish-drejtorët e QSUT, Enkelejd Joti dhe Albana Fico, kjo e fundit e shkarkuar pas zjarrit që ra në Urgjencën e spitalit.