Pas dorëheqjes së Bamir Topit, Fryma e Re Demokratike ka zgjedhur kryetar të saj, Sali Shehun që deri më tani mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie.
Shehu, i cili përfaqësoi FRD në negociatat me Partinë Demokratike për koalicionin, do e drejtojë këtë forcë politike deri në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.
Asambleja Kombëtare e FRD-së, ka miratuar këtë të premte dhe marrëveshjen politike të koalicionit me PD.