Emigracioni mbetet një fenomen shqetësues për Shqipërinë vitet e fundit, por të dhënat e përditësuara të INSTAT, tregojnë se qarqet e Lezhës, Elbasanit dhe Beratit janë më problematiket mesa duket edhe për shkak të papunësisë dhe problemeve ekonomike.
Sipas INSTAT më 2018 emigracioni neto për Lezhën ishte minus 135 persona për 10 mijë banorë, ndërsa ky tregues për Elbasanin ishte minus 110 persona për 10 mijë banorë dhe për Beratin minus 105 persona.
Gjatë vitit të kaluar vetëm Vlora pa shënuar rritje emigracionin neto në vlera pozitivë me 23 persona për 10 mije banorë, çka do të thotë se në këtë qytet diferenca ndërmjet emigrantëve të kthyer dhe atyre të ikur pati një diferencë pozitive me mbi 400 persona.
Sipas INSTAT gjatë vitit 2018, për pjesën më të madhe të qarqeve të vendit, migrimi i jashtëm ka ndikim në numrin dhe strukturën e popullsisë se sa lëvizjet e brendshme.
Në qarkun e Dibrës, Gjirokastrës dhe Kukësit, gjatë vitit 2018, si migrimi i jashtëm ashtu edhe lëvizjet e brendshme ndikuan në zvogëlimin e numrit të popullsi së tyre.
INSTAT thekson se gjatë vitit 2018, popullsia e qarkut të Tiranës është zvogëluar si rezultat i migrimit të jashtëm me rreth 5 banorë për çdo 10 mijë banorë, por në të njëjtën kohë kjo popullsi treguesin e rritjes si rezultat i lëvizjeve të brendshme me rreth 81 banorë për çdo 10 mijë.
E kundërta ka ndodhur për qarkun e Vlorës, ku popullsia është rritur si rezultat i migrimit të jashtëm me rreth 23 persona për çdo 10 mijë banorë.
Një tjetër tregues I theksuar nga INSTAT është se popullsia banuese e të gjitha qarqeve është në mënyrë domethënëse më e vogël se popullsia e regjistruar në regjistrat e gjendjes civile.