Është liruar nga detyra e kreut të bibliotekës kombëtare Persida Asllani. Sipas vendimit të këshillit të ministrave, bërë publik këtë të mërkurë, studiuesja Asllani nuk është më drejtoreshë e këtij institucioni që prej thuajse dy vjetësh nuk po funksionon më si bibliotekë kombëtare.
Pas zjarrit të rënë në mars të 2018-ës dhe përmbytjes dy muaj më vonë, në qershorin e shkuar, biblioteka shpalli gjendjen e emergjencës, duke paralizuar shërbimin kryesor, atë të huazimit të librave.
Pedagogia e njëkohësisht edhe studiuesja Asllani ishte në krye të këtij institucioni që prej vitit 2014 dhe e ka kërkuar vetë dorëheqjen pasi dëshiron të rikthehet në universitet si pedagoge, dhe sipas ligjit të arsimit të lartë ky vend ruhet jo më shumë se 5 vite.