Bota Largohet një tjetër ministër çek i Shëndetësisë: Dorëheqja e katërt që nga...

Largohet një tjetër ministër çek i Shëndetësisë: Dorëheqja e katërt që nga fillimi i pandemisë

Republika Çeke ”humbi” sot një tjetër ministër Shëndetësie ndërkohë që profesor, Petr Arenberger njoftoi tërheqjen e tij, ndryshimi i katërt në krye të ministrisë që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit.

Arenberger u vu nën presion për shkak të rrethanave financiare të pasigurta.

Drejtor spitali për një kohë të gjatë, ai ka një të ardhur dytësore relativisht të konsiderueshme nga 65 pronat që posedon.

Profesor i mjekësisë, që e mbajti postin vetëm për një muaj e gjysmë, ai përmendi një linçim mediatik.

Ai do të zëvendësohet nga Adam Vojtech, i cili rikthehet në një post që ai e ka mbajtur që prej fundit të vitit 2017 deri në shtator 2020.

Kjo është hera e pestë që Republika Çeke ndërron ministrin e Shëndetësisë brenda një kohe shumë të shkurtër.

Opozita e akuzoi në atë kohë për kryerje të gabimeve të rënda në luftën kombëtare kundër koronavirusit.

Gjatë mandatit të tij, shumë masa kufizuese si pasojë e virusit u lehtësuan dhe niveli i infektimeve u rrit menjëherë në mënyrë të konsiderueshme.