Policia ka zbardhur akuzat që rëndojnë mbi moderatoren Ilda Bejleri e cila ka përplasur me makinë ditën e djeshme 63-vjeçarja Elketa Gjuzi në zonën e Myslym Shyrit dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Polica bën me dije se Ilda Bejleri është shoqëruar dhe marrë në pyetje pasi mbi të rëndojnë veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Nëse këto akuza rezultojnë në vërteta për Ildën, sipas nenit të kodit penal moderatorja rrezikon të dënohet me gjobë ose me 1 vit burg.
NENI I KODIT PENAL: “Largimi nga vendi i aksidentit, i drejtuesit të automjetit apo të çdo mjeti të motorizuar, për t’u shmangur nga përgjegjësia penale, civile apo administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit”.
63-vjeçarja Elketa Gjuzi ka folur nga spitali dhe ka thënë se është aksidentuar pikërisht nga moderatorja, e cila pasi e ka hedhur 2 metra larg është larguar duke mos marrë përsipër asnjë përgjegjësi.