Kryeministri Edi Rama reagoi pas shumë muajsh për kompaninë “Air Albania”.
Nga Vlora ku zhvilloi një takim për universitetin, Rama u shpreh se si të gjitha proceset, edhe ky i fundit kërkon kohën e duhur.
Rama: Praktikisht sot është firmosur marrëveshje financiare dhe natyrisht është e pamundur që t’u shkosh mbrapa të gjithëve. Është e nevojshme të kuptohet që projektet duan kohë, se kështu thoshin jo humbi Lasgushi, jo ik bashkë me të. “Air Albania” ka pasur procedurat e testimeve, procedurat legale të brendshme dhe autorizimet ndërkombëtare.
Është përfunduar procesi i nënshkrimit të marrëveshjes financiare dhe për kohën që vjen, shpresoj në një kohë të arsyeshme do të merret certifikimi i kompanisë, pastaj do të merret i gjithë dokumentacioni që lidhet me fluturimet ndërkombëtare në Evropë, për të cilat kemi marrë një përgjigje pozitive nga të gjitha verifikimet që janë bërë nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare për strukturën dhe gjithë aspektet e tjera teknike.