Vetmia është ndoshta një nga këngët më ikonike dhe të famshme të Laura Pausini, dhe shumë njerëz gjithmonë e kanë pyetur veten nëse “Marco” i këngës ishte një dashuri e vjetër e këngëtares apo thjesht imagjinar.
Çuditërisht, pas më shumë se 20 vjet nga publikimi i këngës që sanksionoi ngritjen e saj drejt suksesit, “La Solitudine”, Laura Pausini zbuloi se kush ishte “Marco” që përmendej në këngë: ai ka qenë i dashuri i parë i këngëtares dhe e ka lënë duke i shkaktuar shumë dhimbje.
“Ishte dashuria ime e parë e madhe. Por ai më la në mënyrën më të keqe: ai puthi një tjetër para të gjithëve. Sa vuajta! Kam arë me ditë të tëra… “, tha Laura Pausini e cila, me kalimin e kohës tregon se e ka falur.
“Teksti është shkruar nga persona që nuk më njihnin (Pietro Cremonesi dhe Federico Cavalli) por që pasqyronin ekzaktësisht gjendjen time”, ka treguar Pausini.
Sot kënga është padyshim një nga më të famshmet e repertorit të saj.
Sot këngëtarja ka gjetur qetësi pranë Paolo Carta dhe vajzës së saj, Paola, me të cilën jeton në një shtëpi të shkëlqyer në Shtetet e Bashkuara. Familja e këngëtares është duke kaluar karantinën për urgjencën e koronavirus atje dhe Laura Pausini i ka paralajmëruar vazhdimisht fansat e saj, përmes mediave sociale, të qëndrojnë në shtëpi për të provuar të përmbajnë epideminë.