Sport Lautaro-Lukaku-Conte: A do t’i largojë kriza ekonomike arkitektët e titullit?

Lautaro-Lukaku-Conte: A do t’i largojë kriza ekonomike arkitektët e titullit?

Antonio Conte dhe Lautaro Martinez patën një grindje gjatë zëvendësimit të argjentinasit. Të nesërmen, ata morën pjesë në një ndeshje ironike boksi përpara të gjithë skuadrës, në terrenin stërvitor zikaltër, me Romelu Lukaku që shërbente si drejtues i duelit. Më pas, të gjithë shijuan një ‘Barbecue’ së bashku. Sikurse duket, Conte do të dëshironte që të gjitha problemet e Interit të zgjidheshin në një natyrë kaq të shpejtë dhe të lehtë.

Fakti i trishtuar i çështjes është, megjithatë, që Lautaro mund të përfundojë duke lënë “San Siro” këtë verë; jo sepse ai ka një problem me trajnerin, por sepse punëdhënësit e tij kanë problem të mëdha me likuiditetin. Vetëm dy javë pasi fitoi titullin e parë në Serie A në 11 vitet e fundit, Interi po përballet me një krizë financiare të shkaktuar nga pandemia.

Ishte shpresuar që kthimi i Steven Zhang në Milano, pas një mungese 7-mujore, do t’i jepte fund të gjithë pasigurisë përreth “San Siro”. Përkundrazi, ardhja e tij ka shkaktuar kaos të mëtejshëm. Një javë pasi presidenti i Interit u bashkua me Conte dhe lojtarët e tij në “Appiano Gentile” për të festuar titullin e parë që nga viti 2010, Zhang ishte përsëri në qendrën stërvitore të hënën e kaluar, duke shpjeguar pse Suning, pronarët e klubit, kishin nevojë që të gjithë t’i reduktonin pagat. Pronarët kanë vendosur të ulin kostot e tyre operative me 15 për qind sezonin e ardhshëm.

Sa i përket Conte, ai natyrisht nuk është më i kënaqur që skuadra e tij është vendosur në një pozitë kaq të vështirë, duke pasur parasysh “heroizmin” e tyre gjatë këtyre dy sezoneve më stresuese dhe të mbingarkuara. Sidoqoftë, shqetësimi edhe më i madh për trajnerin është ajo që ndodh në “San Siro” këtë verë. Conte dëshironte të takohej me Zhang këtë javë, për të zbuluar se me cilët lojtarë do të ishte në gjendje të nënshkruante kur të hapet merkatoja, jo ata që do të duhej të shiste.

Sipas raporteve të fundit, trajneri i Interit i konsideron të paprekshëm Lukaku, Lautaro, Nicolo Barella, Alessandro Bastoni dhe Achraf Hakimi. Sidoqoftë, Lukaku ka qenë i lidhur me Manchester City, ndërsa agjentët e Lautaro dhe Bastoni tashmë kanë shprehur publikisht shqetësimin dhe pakënaqësinë e tyre për situatën aktuale.