Bota Lavrov: Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore

Lavrov: Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore

“Rusia do të përdorë vetëm armë konvencionale në Ukrainë dhe jo bërthamore”.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, gjatë një interviste për televizionin India Today, për një nga shqetësimet më të mëdha në mbarë botën për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

Komentet për këtë çështje vjen në këtë mënyrë nga një prej zyrtarëve më të lartë rusë, megjithëse Lavrov nuk është drejtpërdrejt përgjegjës për vendimmarrjet ushtarake.

Zyrtarët e inteligjencës perëndimore kanë paralajmëruar gjatë javëve të fundit se Kremlini mund të përdorë armë taktike bërthamore nga arsenali i tij nëse pushtimi ndaj fqinjit jugor vazhdon për një kohë të gjatë.