Nga Aurenc Bebja*, Francë
“Le Figaro” ka botuar, të dielën e 30 korrikut 1922, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me mësimin asokohe të gjuhës artificiale esperanto në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Suksesi i gjuhës esperanto
“Kush do të guxonte të pretendojë se gjuha esperanto nuk është gati të pushtojë botën?
Qeveria shqiptare sapo ka njoftuar Lidhjen e Kombeve se ka bërë të detyrueshëm mësimin e esperantos në të gjitha shkollat e mesme(!) dhe ato profesionale në Shqipëri.
Kjo do t’i japë një ndihmë të madhe përhapjes së kësaj gjuhe.”
*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat–Albania