Histori “Le Figaro” (1951): “Arsyeja” e shkëputjes së Kishës Katolike të Shqipërisë nga...

“Le Figaro” (1951): “Arsyeja” e shkëputjes së Kishës Katolike të Shqipërisë nga Vatikani

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Le Figaro” ka botuar, të shtunën e 4 gushtit 1951, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me “arsyen” e shkëputjes së Kishës Katolike të Shqipërisë nga Vatikani, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Kisha Katolike e Shqipërisë është e ndarë nga Vatikani

Londër, 3 gusht (Reuters, A.F.P.). — Sipas Agjencisë Telegrafike Shqiptare, sot në Shqipëri ka hyrë në fuqi statuti i ri i Kishës Katolike.

Kjo kishë i ka shkëputur lidhjet me Vatikanin dhe është konstituuar në Kishë kombëtare, njofton gazeta “Zëri i Popullit” e Tiranës, e cila, duke theksuar rëndësinë “primordiale” të kësaj ngjarjeje, sulmon ashpër Vatikanin, të cilin ajo e akuzon se i ka vënë “parimet e tij fetare në shërbim të imperializmit amerikan” dhe se është kthyer në “një nga qendrat më të rëndësishme të spiunazhit dhe diversionit që punon kundër Shqipërisë”.

*Burim: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania