Bota ”Le Monde” i kërkon ndjesë Macron për krahasimin me Hitlerin

”Le Monde” i kërkon ndjesë Macron për krahasimin me Hitlerin

Gazeta më e njohur franceze ”Le Monde” i ka kërkuar falje shefit francez të shtetit, pas marrjes së një orteku kritikash në rrjetet sociale dhe pasi botoi në faqen e parë të revistës së saj një kompozim grafik për Emmanuel Macron, me referencë të një ikonografie naziste.

E përjavshmja tregon presidentin francez në Champs-Elysees në një mjedis që ngjall imazhe të ngjashme me ato të Adolf Hitlerit.

E menjëhershme ishte protesta e shumë lexuesve të indinjuar, të cilët ishin të mendimit të anulohej abonimi dhe që bëri që drejtori Luc Bronner të ndërhynte me një artikull ndjese për Le Monde.fr.

“Kopertina e revistës ‘M’, më 29 dhjetor ka provokuar reagime kritike nga disa prej lexuesve tanë. Ne kërkojmë ndjesë për ata që ishin të tronditur nga synimet grafike që padyshim nuk përputhen me akuzat që janë adresuar”, tha Bronner.