Një 23-vjeçar nga Mallakastra është arrestuar tri dite më parë në Përmet pasi dyshohet se ka lënë shtatzënë një minorene 12-vjeçare nga qyteti i Përmetit. Ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë kur 23-vjeçari me iniciale B.L. ka pasur raporte intime me 12-vjeçaren nga qyteti i Përmetit. Kontakti seksual ka shfaqur tek minorenia shqetësime në trup.
Menjëherë ajo ka lajmëruar të atin që e kishte në Greqi pasi prindërit i ka në emigracion dhe vetë jeton me gjyshen. I ati e ka çuar të bijën 12-vjeçare për kontroll ne spitalin e Përmetit e aty ka mësuar se minorenia ka qenë shtatzënë në muajin e dytë.
Veteë fëmija ka treguar emrin e personit që kishte pasur raporte me të e më pas Policia e Përmetit ka bërë arrestimin e tij. Deri më tani Policia e Përmetit e ka mbajtur të fshehtë këtë ngjarje për shkak të përfshirjes së minorenes në të. Nuk dihet nëse raporti intim ka qenë në kushtet e përdhunimit apo të dëshirës së vetë minorenes. Burimet konfirmojnë se 23-vjeçari mallakastriot, dyshohet se është autor edhe i disa grabitjeve të ndodhura në qytet kohët e fundit.