Ish-deputeti demokrat, Aurel Bylykbashi është shoqëruar në polici pas deklaratave të djeshme në Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e Lirisë në Elbasan.
Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Elbasan, Aurel Bylykbashi ka bërë dje thirrjen që për të ndaluar zgjedhjet mund të ketë edhe vëllavrasje mes shqiptarëve.
“Ka vëllavrasje, ka luftë civile? Le të ketë!! Patjetër që le të ketë, ne nuk kthehemi mbrapa sepse nuk do të bëjmë gabimin që bënë gjyshërit tanë në 1944. Dhe të ngelemi peng dhe për 50 vjet të tjera. Historia le të shkruajë më mbrapa, dhe të thotë kishin te drejte këta apo kishin të drejtë ata. Nëqoftëse demokracia rrezikohet, liria rrezikohet në këtë vend dhe do trupat tanë për ta mbrojtur, jemi gati!! Ky është mesazhi që duhet të përcjellë Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë. Dhe le ta dëgjojë këtë Elbasani dhe Tirana”, është shprehur Aurel Bylykbashi”.