Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka kërkuar nga Gjykata e Lartë t’i kthehet pasuria e tij.
Kokës i është sekuestruar kantina e tij e pijeve alkoolike.
Gjykata e Lartë ka refuzuar pak ditë më parë kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit për zbutjen e masës së sigurisë arrest me burg.
Lefter Koka dyshohet se ka përfituar rreth 1,2 milionë euro ryshfet për ndërtimin e inceneratorit të Fierit. E njëjta skemë si në Elbasan ku Koka përfitoi rreth 3,7 milion euro, është kryer edhe në Fier.