Aktualitet Lefter Koka mohon shkeljen e ligjit për inceneratorin e Fierit

Lefter Koka mohon shkeljen e ligjit për inceneratorin e Fierit

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u pyet sot nga prokurorët e SPAK lidhur me çështjen e inceneratorëve, ku mohoi të ketë shkelur ligjin.

Ai është pyetur këtë herë vetëm për inceneratorin e Fierit, pasi ka një akuzë të ngritur posaçërisht për këtë incenerator. Gjatë dëshmisë, Koka ka mohuar se ka shkelur ligjin.

Në orët pasardhëse pritet të ketë një reagim të avokatëve mbrojtës të cilët nuk kanë dalë ende nga Prokuroria e Posaçme.

Akuzat mbi Lefter Kokën:

Lefter Koka dyshohet se ka përfituar rreth 1,2 milionë euro ryshfet për ndërtimin e inceneratorit të Fierit. E njëjta skemë si në Elbasan ku Koka akuzohet se përfitoi rreth 3,7 milion euro, është kryer edhe në Fier.

Koka akuzohet gjithashtu edhe për falsifikim dokumentesh. Ai dhe deputeti socialist, Alqi Bllako, dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit.