Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, thotë se nisma e qeverisë për legalizimin e kanabisit mjekësor tregon se kryeministri Rama është futur në fushatë.
Në emisionin “Në fokus”, Idrizi tha se njësoj si në vitin 2017, Rama po përpiqet të krijojë në popull idenë e bollëkut. Por në fakt, sipas tij, nga legalizimi i kanabisit do të përfitojnë oligarkët pranë qeverisë.
“Për shkak se e multiplikoi krizën ekonomike, Ramës i duhet që njësoj si në vitin 2017 të krijojë idenë e bollëkut. I mbani mend avionët që thoshin se ishin mushkonja. Në Itali u bënë me tonelata dhe krimi shqiptar arriti të kalonte nga kanabisi te drogat e forta me tonelata. Edi Rama për të krijuar idenë e një bollëku krijoi atë ekonominë e rreme të kanabisit. Sot është i detyruar të krijojë një situatë tjetër rozë, duke propozuar legalizimin, a tha se çfarë fitojnë shqiptarët. Do e japë licencën për tre oligarkë që sot i ka bërë gati”, tha ai.