Ish-portieri legjendar i Real Madrid, Iker Casillas ka habitur me deklaratën më të fundit. Spanjolli ka deklaruar publikisht se është gay dhe ka kërkuar respekt.
“Shpresoj që të më respektoni: Jam gay”, shkroi Casillas.
Menjëherë pas këtij postimi vijuan komentet. Mes tyre ishte edhe ai i ish-shokut të kombëtares spanjolle, Carles Puyol.
“Është koha për të treguar historinë tonë, Iker”, shkroi ai dhe komentin e tij e shoqëroi me një emoji me zemër dhe një puthje.
Kjo deklaratë vjen një vit pasi ish-portieri u nda nga gruaja e tij. Ai dhe Sara Carbonero, modele dhe prezantuese, pranuan në Mars të vitit 2021 se rrugët e tyre kishin marrë një tjetër rrjedhë.
Megjithatë thanë se do të vazhdonin të qëndronin të afërt për të vazhduar punën e tyre në rritjen e dy fëmijëve.
Casillas bëhet edhe i pari ish-lojtar i profilit të larë që tregon haptazi se është gay.