Mbrojtësi gjerman Antonio Rüdiger ishte heroi i Chelsea-t të shtunën pasi me dy golat e tij shmangu humbjen në fushën e Leicester, ku blutë e Londrës morën një barazim 2-2.
Rüdiger në fakt kaloi të tijtë në epërsi në fillim të pjesës së dytë, por 9 minuta më pas ishte Barnes që barazoi për vendasit. Në të ’64 ata përmbysën rezultatin me anë të Chilëell, por Rüdiger realizoi golin e barazimin vetëm 7 minutë më pas. Gjermani ishte i pari mbrojtës që shënon një dygolësh për Chelsea-n që prej John Terry kundër Fulham në vitin 2013.
Ditë rekordesh edhe për portierin Willy Caballero i cili u bë lojtari më i vjetër që luan këtë sezon për londinezët, 38 vjeç 3 126 ditë. Lojtari më i vjetër që ka luajtur për Chelsea-n ndonjëherë në Premier League është Mark Schwarzer (41 vjeç).