Aktualitet Leksion demokracie nga Vau i Dejës, Zef Hila i shtrëngon dorën kundërshtarit...

Leksion demokracie nga Vau i Dejës, Zef Hila i shtrëngon dorën kundërshtarit socialist

Zef Hila i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Vaut të Dejës i ka shtrënguar dorën kundërshtarit të tij nga kampi socialist, Kristian Shkreli.

Përpos se pranoi humbjen, Hila pranoi po ashtu se fushata ishte e qetë dhe se numërimi shkoi shumë mirë.

“Dikush do fitojë. Unë e uroj me gjithë shpirt. Fushata ka qenë e qetë. Numërimi shkoi shumë, shumë normal. E normal, njëri do fitojë. Të shkoftë mbarë!”

Sipas të dhënave të publikuara ng Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kristian Shkreli i PS-së ka siguruar 7581 vota në Vaun e Dejës, Zef Hila siguroi 5204 vota, ndërsa kandidatja e PD-së zyrtare, Klomentina Drini numëron 833 vota.