Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e së premtes në Shqipëri. Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 i shkallës Rihter.
Epiqendra ka qenë në zonën e Fushë-Arrëzit në një thellësi prej 10 kilometra nën tokë.
Nga tërmeti nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.
Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në Kosovë.