Tirana është lëkundur nga dridhjet e një tërmeti këtë të martë.
EMSC raporton se magnituda e tërmetit ka qenë 3.9.
Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 21 kilometra në verilindje të Tiranës dhe në një thellësi prej 10 kilometrash.
Dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në qytete të tjera të vendit.
Lëkundjet janë ndjerë në Mal të Zi dhe në disa vende të tjera të rajonit.