Ermir Lenjani është zyrtarisht lojtari më i ri i Grasshopper. Është vetë klubi zviceran që e konfirmon lajmin teksa i uron 31-vjeçarit mirëseardhjen në klub. Kalimi vjen, pas aventurës së tij tek Sion po në kampionatin zviceran, aty ku qëndroi për 3 sezone. Në 83 ndeshje në total mesfushori shënoi 14 gola. Ndërkohë që përvoja e tij tek ky klub bëri që lojtari të përfshihej edhe në një situatë të çuditshme me presidentin e klubit që gjatë kohës së izolimit për shkak të Covid-19 ndërpreu marrëveshjen me 9 lojtarë mes të cilëve ishte dhe Lenjani dhe më pas e riktheu sërish në skuadër. Sidoqoftë, tashmë, Lenjani është gati për të nisur një aventure të re. Mbrojtësi kuqezi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Grasshopper dhe shpreson që të tregojë një formë të mirë duke e ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave sezonalë dhe në rikthimin sa më të shpejtë në elitën e futbollit zviceran pas Grasshopper aktualisht luan në Challenge League. Ndërkohë që 31-vjeçari ka qenë edhe më herët pjesë e Grasshopper, ne sezonin 2010-2011. Futbollisti i kombëtares në të kaluarën përveç Grasshopper dhe Sionit ka luajtur edhe për skuadra si, Winterthur, St. Gallen, Rennes dhe Nantes në Francë.
Sport Lenjani zbret një kategori më poshtë, rikthehet te Grasshopper