Extra Leo DiCaprio po thyen ligjin e “25-ës” për Gigi Hadid?

Leo DiCaprio po thyen ligjin e “25-ës” për Gigi Hadid?

Leonardo DiCaprio ka një “rregull” dhe këtë e zbaton prej më shumë se 20 vitesh: Nuk lidhet kurrë me një femër mbi 25 vjeç. Por duket se për një femër të veçantë aktori i famshëm Leonardo DiCaprio është i gatshëm të heqë dorë nga ky ‘rregull’.

Mediat rozë kanë nisur të shkruajnë se aktori 47-vjeçari mund të jetë në hapat e parë të një lidhje me modelen e famshme Gigi Hadid.

Sipas Daily Mail, aktori dhe modelja 27-vjeçare kanë kaluar kohë së bashku në një festë mode të mbajtur fundjavën e kaluar në New York City.

Thashethemet për një lidhje mes dy të famshmëve kanë nisur që para një muaji kur aktori i dha fund lidhjes 4-vjeçare me Camila Morrone, menjëherë sapo kjo e fundit mbushi 25 vjeç.