Në dekadën e fundit, Juventusi ka vendosur hegjemoni në Serie A, duke fituar tetë kampionate radhazi. Bardhezinjtë nuk janë rastësisht skuadra me fitoret më të shumta të 10 viteve të fundit, çka konfirmohet edhe nga Opta, portali i statistikave italiane të futbollit. Kurioziteti, sidoqoftë, është se menjëherë nën podium, pas Napolit (218 fitore) dhe Romës (214), pozicionohet… Leonardo Bonucci i vetëm!
Qendërmbrojtësi i “Zonjës së Vjetër”, nga viti 2010 deri më 2019, ka grumbulluar në total 212 fitore, të cilat, nëse nuk do të kishte qenë për një vit te Milani, mund të ishin edhe më shumë. Madje, numri 19 i bardhezinjve ka 23 fitore më shumë se Interi, me zikaltrit që ndalen në 189 triumfe gjatë dekadës së fundit