Zbret në fushë një yll i madh ndërkombëtar në ndihmë të Ukrainës. Leonardo DiCaprio ka dhuruar plot 10 milionë dollarë për forcat e armatosura ukrainase për të mbështetur ushtrinë, armatimet, organizatat humanitare dhe për njerëzit që po qëndrojnë në Ukrainë. Kjo është edhe shuma më e madhe e dhuruar deri tani për Ukrainën e sulmuar nga Rusia.
Përveç arsyeve humanitare, shuma e madhe ka edhe një arsye shpirtërore, aktori i Titanic ka rrënjë ukrainase nga gjyshja e tij (nga ana e nënës) me origjinë nga Odesa, e cila ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës.
Di Caprio prej vitesh na ka mësuar me betejat e tij civile. Gjithnjë i ndjeshëm për tematikat sociale dhe ekologjike-ambientaliste, ylli hollivudian nuk mund të rrinte vetëm të shikonte dhe të dërgonte një tweet për të dënuar konfliktin. Dëgjoi rrënjët e tij, zemrën, origjinën e largët dhe mund të rrinte pa ndihmuar popullin e “tij” me një shumë domethënëse parash.