Sezoni i madh dhe befasues i Lazio nuk mund të lërë askënd indiferent, madje as një menaxher me përvojë në botën e futbollit, si Leonardo. Drejtori sportiv i PSG, sipas asaj që raportohet nga “L’Equipe”, ka mbetur i magjepsur nga bardhekaltrit. Aq shumë, sa emri i parë që vendoset në listën e Leonardo për trajner të sezonit të ri është Simone Inzaghi. Në fund të sezonit, historia e dashurisë mes Tuchel dhe klubit parizien duket e destinuar të përfundojë.
Lotito nuk duket se është i gatshëm ta lërë trajnerin e tij të largohet, por nëse oferta e PSG do të bëhej konkrete, atëherë misioni i presidentit të Lazio do të jetë gjithnjë e më i vështirë. Përveç kësaj, ekziston një lojtar bardhekaltër, që e ka mahnitur Leonardo prej kohës së Milanit. Ne po flasim për Sergej Milinkovic-Savic.
Sa herë serbi është përfolur në merkato, Lotito ka kërkuar rreth 100 milionë euro për xhevahirin e tij serb. Ky pretendim ekonomik nuk duket se ka rënë. Edhe Adam Marusic, i cili nuk ka luajtur shumë titullar me Lazio këtë sezon, është pikasur nga Leonardo për krahun e djathtë të parizienëve.