Nga Alban Trebeshina
Letër e hapur drejtuar Ministrit të Drejtësisë dhe institucioneve, të cilat kanë në dorë këqyrjen, mbikëqyrjen dhe vendimmarrjen, për aktorët e sistemit të drejtësisë dhe pushtetin gjyqësor.
Nuk duhet ti mëshojmë penës, gojës, ekranit, apo çfarëdo mundësie që na del përpara dhe të hedhim baltë, të gjykojmë dhe paragjykojmë, të denigrojmë cilindo që sot është pjesë e pushtetit gjyqësor, vetëm e vetëm se është gjyqtar, apo punon në sistemin gjyqësor. Sot, këdo që të pyesësh, apo të diskutosh, qoftë ky një qytetar i thjesht, apo një person publik, se çfarë mendon për filan, apo fistekun, që punon në sistemin e drejtësisë, pa e njohur fare e bëjnë më të zi se qymyri, vetëm e vetëm se është krijuar përshtypja; se po je në sistemin gjyqësor, absolutisht je i keq, i korruptuar dhe gjithë pasuria jote është e pa ligjshme. Aq i keq, i dëmshëm dhe shumë dashakeqës, është ky konkluzion, paragjykim dhe përfundim, sidomos kur manifestohet nga njerëz të cilët kanë pushtetit, apo janë pjesë e vendimmarrjeve për aktorët e këtij sistemi, apo edhe se mund t’iu dëgjohet zëri, si persona publik. Harrojmë gjënë më themelore, në lidhje me të drejtat e njeriut, sidomos kur arrijmë në përfundime, mbi bazë opinionesh, paragjykimesh, apo thash e thamë. Harrojmë se kemi të bëjmë me njerëz, që janë familjar, kanë fëmijë, kanë personalitet, janë pjesë e shoqërisë, kanë kontribute etj. Duam apo nuk duam është fakt, që jo pak individ, janë bërë “viktima” të njerëzve, me apo pa pushtet, qofshin edhe atë mediatik, të cilët për interesa të ngushta, apo të një pushteti, kanë kërkuar më tepër nga çfarë duhet apo meritojnë, duke ndëshkuar më shumë sesa e meriton dikë që me, apo pa dashje edhe mund të këtë bërë një gabim. Ajo që realisht, si profesionist dhe me përvoje në fushën e medias, unë e kam trajtuar me forcë, si në median e shkruara, apo nëpërmjet analizave dhe opinioneve, kudo që më është dhënë mundësia, në panele të ndryshme televizive, apo në shtypin e shkruar mbetet çështja e pushteti Gjyqësor.
Ketë temë nuk e kam trajtuar dhe trajtoj, vetëm në lidhje me implementimin e reformës, por në të gjithë dimensionin dhe shtrirjen e tij, si pushtet gjyqësor. Unë megjithëse jam një nga kritikët permanent të këtij pushteti, përsëri nuk e shikoj pushtetin gjyqësor, jo vetëm si dele të zezë, por as bardh e zi, ashtu siç nuk pretendoj, se jo të gjithë aktorët e këtij pushteti janë si mos më keq, apo njeri më keq sesa tjetri. Si njeri i medias, por edhe si qytetar, jo vetëm që nuk pajtohem, po as të marr flamurin, por absolutisht që duhet të ngre zërin deri në kupë të qellit dhe të kërkoj, jo vetëm mirëkuptimin, por mbështetjen e kolegëve, vëmendjen e mediave elektronike dhe të shkruar, të mbarë opinionit publik dhe sidomos të atyre që kanë në dorë realizimin e vetingut, apo të mbikëqyrjes së punës së gjyqtarëve dhe sistemit gjyqësor, ndaj të tilla fenomene, sjellje, qaje, nisma, apo veprime. Fenomene të tilla, apo këto praktika, të cilat merren në konsideratë dhe bëhen objekt të gjykimeve dhe vendimmarrjeve, kanë pasoja të mëdha për sistemin e drejtësisë, pushtetin e gjyqësorit, por edhe fatkeqësi me pasoja të mëdha për individ të këtij sistemi, apo pushteti.
Gjykoj se duhet të kemi kujdes, pasi nuk kemi luksin që të vazhdojmë të shkatërrojmë më tej pushtetin e gjyqësorit, apo duke u nxirë jetën, djemve e vajzave të përkushtuara për profesionin dhe misionin, duke i bërë “viktima” në emër të reformës sepse nuk i ka realizuar tekat dikujt. Ndaj nuk duhet që në thelb të na udhëheqin mllefi, inatet, apo pse nuk u realizua ajo që doja unë. Në këtë letër të hapur dhe publike, unë jo vetëm e trajtoj me forcë, por u sjell fakte dhe argumente, për të vërtetuar, në lidhje me atë që po kërkoj t’iu them dhe lançoj. As e diskutoj që e dini dhe jeni në dijeni, por unë përsëri dua t’jua bëj me dije, si model të sistemit të drejtësisë, qofshin si individ, si administratë, apo edhe si trup gjykuese. Kjo është gjykata e rrethit gjyqësor Përmet, të cilat veç e veç, por edhe së bashku, janë një model, për drejtësinë dhe pushtetin gjyqësor, veçanërisht për implementimin e reformës në drejtësi dhe kryerjen e vetingut. Në këtë përfundim nuk kam arritur vetëm unë, por shumë kolegë, të cilët janë çdo ditë me prezencën e tyre në seancat dhe veprimtarin e kësaj gjykate, flasin shumë mirë për qasjen, sjelljen, kryerjen dhe ushtrimin e detyrës, për korrektësinë e menaxhimit e procesit gjyqësor, nga gjyqtarët dhe trupa gjykuese e rrethit Përmet. Trupa e përditshme e kësaj gjykatë përbëhet nga tre gjyqtar dy vajza dhe një djalë, të cilët megjithëse janë në moshë të re, jo vetëm me integritetin e tyre, por dhe vendimet e dhëna deri më tani, kanë qënë korrekt dhe shumë profesional. Ta ka ënda ti shikosh, të veshur bukur thjeshtë, ku të imponojnë respekt dhe mirënjohje. Ata janë privuar shumë nga lira e tyre, pasi i janë përkushtuar profesionit dhe misionit të tyre, ku parësorë kanë parimet e drejtësisë dhe të sistemimit të drejtësisë.
Nëse, për shumë trupa gjykuese, në të gjitha nivelet, po të marrësh guximin dhe të thuash, qoftë edhe një fjalë të mirë për një gjyqtar/e, sekretare, apo kancelar, ju siguroj se do ju zënë me gurë. Absolutisht e pa mundur të ndodhi kjo në gjykatën e rrethit gjyqësor Përmetit, pasi këta gjyqtarë dhe kjo gjykatë, me korrektësinë dhe përkushtimin e tyre, kanë fituar respektin dhe mirënjohjen e gjithë qytetarëve. Fakt dhe argument i madh është cilësia e vendimmarrjeve, ku janë ndoshta të vetmit gjyqtarë, që vendimet e tyre të kenë pasur tjetër përfundim, nga ai që kanë dhënë këta, nga shkallët më të larta të gjykatave.
Vështirë të gjesh administratë (kancelari) gjykatë, si e gjykatës së rrethit gjyqësor Përmet, me sekretare dhe drejtuese korrekte, të përkushtuara dhe në shërbim të qytetarëve. Nuk besoj se ka ndonjë qytetar të flas për sorollatje në këtë gjykatë. Kjo qasje, sjellje dhe ky produkt arrihet edhe fale profesionalizmit, përkushtimit dhe punës që bëhet nga drejtuesja (kancelaria) e kësaj administrate.
Kjo gjykatë e cila funksionon tamam si një orë zvicerane, ku rezultati e suksesin e këtij produkti e ka te përkushtim, profesionalizmi, etika dhe vlera e secilit që është pjesë e këtij institucioni, duke filluar që nga sekretaret, punonjësi më i thjeshtë e deri te drejtuesja kryesore. E megjithëse dominion gjinia femërore, atje nuk ka as konkurrencë modelesh, apo pasarela mode, apo të flitet dhe përflitet për fenomene korruptimi dhe korrupsioni, ashtu siç jemi mësuar të dëgjojmë rëndomtë çdo ditë, për gjyqtar dhe gjykata të cilat sillen me sistemin e drejtësi, si pleqësia e rëndomtë e një fshati. Përfundimisht, e them më shumë siguri dhe kompetencë, se për këta gjyqtar dhe trupë gjykuese nuk mund të përmendet, apo të ekzistoj fjala i korruptuar, apo të korruptuar
Unë nëpërmjet këtij shkrimi dëshiroj, ti tregoj opinionit, e sidomos opinionit mediatik, të cilët me të drejtë irritohen nëse flet mirë për një gjyqtar, e jo për një gjykatë të tërë. E dyta t’iu bej me dije, tu sjell në vëmendje, me ketë konstatim, për vlerën dhe vlerat, kontributin, performancën, staturën, sjelljen, qasjen dhe produktin e këtyre gjyqtarëve dhe trupe gjykuese, të cilat meritojnë më shumë vlerësim, konsideratë, vëmendje, nga institucionet, të cilat kanë në dorë këqyrjen, mbikëqyrjen dhe vendimmarrjen, për aktorët e sistemit të drejtësisë dhe pushtetin gjyqësor, sidomos në këtë situatë të vetingut dhe të implementimit të reformës në drejtësi. Ku pa frik këta gjyqtar dhe kjo trupë gjykuese duhet të merret si model i implementimit të reformës në drejtësi. Absolutisht që ka edhe ndonjë thash e them, apo pakënaqësi, por janë mjerane pa bazë dhe sidomos shumë keqdashje. Të cilët mashtrohen nga avokatët mediokër, të cilët paaftësinë e tyre përball klientëve ja delegojnë gjyqtarëve me thënien e rëndomtë “deshën Lekë” Pra, o njerëz, qofshi qytetar të thjeshtë, apo shumë publik, institucione të drejtësisë ka edhe gjyqtar të aftë, të përkushtuar, që nuk bëjnë pazar me profesionin, parimet dhe etiken e qytetarinë e tyre…