Bota Letra shkencëtarëve suedezë mbi Covid-19: Mos bëni si ne, nuk funksionon

Letra shkencëtarëve suedezë mbi Covid-19: Mos bëni si ne, nuk funksionon

25 mjekë dhe shkencëtarë suedezë kanë publikuar një apel në gazetën Usa Today: “Kemi dhënë shembullin se si nuk duhet të përballohet një sëmundje vdekjeprurëse infektive. Strategjia jonë solli vdekje, dhimbje dhe nuk e ndihmoi ekonominë”.

Që në nisje të pandemisë Covid-19, Suedia ka mbajtur një qasje më liberale në raport me karantinën dhe masat strikte kundër saj. Por jo të gjithë shkencëtarët dhe mjekët suedezë janë dakord me këtë strategji. Në një letër të publikuar në “USA Today”, 25 mjekë dhe studiues i ftojnë amerikanët të mos ndjekin shembullin e tyre, shkruan Corriere della Sera.

Ata thonë se imuniteti i tufës nuk ka qenë kurrë zyrtarisht objektivi i agjencisë së shëndetit publik. Teza ka qenë që imuniteti i popullatës të mund të tejkalonte përhapjen e sëmundjes.

“Agjencia ka këmbëngulur në mbajtjen e shkollave hapur, testimi i është dhënë pak rëndësi për një kohë të gjatë, agjencia nuk ka pranuar të njohë rëndësinë e përhapjes asimptomatike të virusit dhe ende refuzon të rekomandojë maska ​​në publik, megjithë provat e shumta të efektivitetit të tyre”, shkruajnë shkencëtarët, duke kujtuar se qëllimi i deklaruar i autoriteteve suedeze nuk ishte të minimizonte epideminë, por përkundrazi ta ngadalësonte atë. “Pavarësisht nëse imuniteti i tufës është një objektiv apo një efekt anësor i strategjisë suedeze, a funksionoi?”, pyesin ata.

Përgjigjja është negative.

“Jo dhe aq mirë. Pasi vlerësohet se përqindja e suedezëve që u prekën nga ky virus është më e vogël se 10% (mesatarja në Europë lëviz nga 5-10%), pra është larg imunitetit të tufës. Megjithatë, Suedia ka një numër më të lartë vdekjesh sesa Shtetet e Bashkuara: 556 vdekje për milion banorë, krahasuar me 425 në 20 korrik. Suedia gjithashtu ka një numër vdekjesh më shumë se katër herë e gjysmë më të lartë se ajo e katër vendeve të tjera nordike të marra së bashku, më shumë se shtatë herë më të madh për milion banorë. Për disa javë, Suedia ka qenë ndër të parat në botë përsa i përket vdekjeve për frymë. E megjithatë, strategjia në thelb ka mbetur e njëjta”, thonë ata në letër.

Parashikohen 3 mijë vdekje të tjera

Suedia, e cila tashmë ka një nga statistikat më të zeza të vdekjeve nga koronavirusi në raport e numrin e banorëve, vlerësoi një skenar të mundshëm, sipas të cilit, 3,000 njerëz të tjerë do të vdisnin.

Ky parashikim është pjesë e njërit prej tre skenarëve që Agjensia Suedeze e Shëndetit Publik ka.

Suedia pati gjithsej 5,646 vdekje dhe 78 166 infeksione të konfirmuara të martën, duke e bërë atë ndër vendet më të prekura në botë.

Skenari më i mundshëm është që, pasi ngadalësohet epidemia, do të krijohen pikat e nxehta në të gjithë vendin, të cilat do të jenë më të lehta ose më të vështira për t’u kontrolluar.

“Është një skenar që është parë tashmë në pjesë të tjera të botës dhe që duket se ndjek rrugën e zakonshme COVID-19,” tha shefi i epidemisë Anders Tegnell.

Skenari më i keq dhe më i mirë

Në atë variant, për të lehtësuar masat, shkalla e infeksionit do të rritet me shpejtësi pasi njerëzit do të shoqëroheshin më shumë, por gjithashtu do të fillonte të binte me shpejtësi në momentin kur ata të kuptonin rrezikun dhe të ndiqnin disa rregulla më fort, siç është distanca fizike, shpjegon Tegnell.

Sipas këtij skenari, deri në 3.200 më shumë njerëz do të vdisnin.

Skenari i rastit më të keq parashikon 5.800 vdekje, kur virusi koronar do të ndiqte rrugën klasike të një pandemie.

Skenari më i mirë është ai në të cilin prirja aktuale do të vazhdonte dhe më pas nuk do të kishte më shumë se 200 të vdekur.