Sport Leverkusen +10 larg Bayern, ekipi i Xabi Alonso shkon në 34 ndeshje...

Leverkusen +10 larg Bayern, ekipi i Xabi Alonso shkon në 34 ndeshje radhazi pa humbur

Bayer Leverkusen mundi Këlnin 2-0 dhe fitoi derbin e Rinit në sfidën e javës së 24 të Bundesligës.

Sukses mjaft i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Xabi Alonso që shkëputet me 10 pikë nga Bajern Mynihu që barazoi të premten me Frejburgun 2-2.

Këlni e gjeti veten me 10 lojtarë pas 14 minutash, pasi Thielmann u ndëshkua me karton të kuq, për një ndërhyrje të gabuar kundër Granit Xhakës. Kjo i dha mundësi Leverkusenit që të shfaqte më shumë agresivitet.

Goli i parë i takimit edhi nga Frimpong në minutën e 37 të lojës. Në vazhdim, Këlni e shtoi ritmin, madje goditi shtyllën me Adamajan në të 51’.

Në të 73, Grimaldo realizoi golin e dytë që mbylli takimin. Këln ngelet në vend të 16 në renditje, me 17 pikë të grumbulluara.

Leverkusen nuk ka humbur në 34 ndeshje në të gjitha kompeticionet në këtë sezon. Me 30 fitore dhe 4 barazime, është ekipi i Bundesligës me ecurinë më të mirë ndonjëherë.