Banorët e qytetit Ostritz në Gjermani kanë blerë të gjitha birrat nëpër supermarkete për të lënë pa alkool pjesëmarrësit e festivalit neonazist “Schild und Schwert” (Shpatë dhe Mburojë).
Kështu të paktën 500 personat që morën pjesë në këtë festival, përveç të nxehtit, nuk mundën të konsumojnë asnjë birrë. Përveç kësaj edhe policia kishte ndaluar shitjen e pijeve alkoolike në lokalet pranë zonës ku do të mbahej eventi i neonazistëve dhe konfiskoi 4400 litra birrë.
Zyrtari i lartë i Saksonisë, Michael Kretschmer falenderoi të gjithë qytetarët për aktin e tyre.
“Kur ekstremistët e djathtë kërkojnë të përcaktojnë tablonë me thirrje çnjerëzore, duhet të gjithë të reagojmë”, shkruan politikani i CDU.