Bota Lëvizja paralajmëruese për Iranin dhe Hezbollahun, grupi sulmues i ”USS Eisenhower” niset...

Lëvizja paralajmëruese për Iranin dhe Hezbollahun, grupi sulmues i ”USS Eisenhower” niset për në Izrael

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin urdhëroi që grupi i goditjes ajrore i transportuesit ”USS Eisenhower” të vendoset në Mesdheun Lindor, në një lëvizje që shihet gjerësisht si një pengesë për Iranin dhe Hezbollahun.

Njoftimi erdhi menjëherë pasi Austin përfundoi vizitën e tij në Izrael, ku u takua me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant.

Në një deklaratë, Austin tha se kjo po bëhet “si pjesë e përpjekjeve tona për të penguar veprimet armiqësore kundër Izraelit ose çdo përpjekje drejt zgjerimit të kësaj lufte pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit”.

Grupi ”Strike” përfshin kryqëzorin me raketa të drejtuara ”USS Philippine Sea”, destrojerët  me raketa të drejtuara ”USS Gravely” dhe ”USS Mason”, dhe ”Carrier Air Wing 3”, me nëntë skuadrone avionësh.

”Eisenhower CSG” do t’i bashkohet ”USS Gerald R. Ford Carrier Strike Group”, i cili mbërriti të mërkurën.

”Rritja e qëndrimit të forcës së SHBA-së sinjalizon përkushtimin e hekurt të SHBA për sigurinë e Izraelit dhe vendosmërinë tonë për të penguar çdo aktor shtetëror apo joshtetëror që kërkon të përshkallëzojë këtë luftë”, tha Austin.

”USS Eisenhower” me energji bërthamore është një nga 10 transportuesit e klasit ”Nimitz” të marinës amerikane.