Lëvizje surprizë mund të konsiderohet ajo e sulmuesit veteran të Milanit, Zlatan Ibrahimoviç. Sezonin e ardhshëm, suedezi pritet të luajë me fanellën e Monzës së Berlusconit dhe Gallianit. Ishte pikërisht ky i fundit që e mori sulmuesin te Milani herën e parë.
Në Francë janë të bindur për këtë transferim, madje shtypi shkruan se ka një akord verbal mes klubit italian dhe Ibrahimoviçit, kontrata e të cilit me Milanin skadon në muajin qershor.
Sipas ‘Footmercato’, mundësitë që Zlatan Ibrahimoviç të jetë goditja e madhe e merkatos së verës për Monzën janë 90%. Gjatë këtij sezoni suedezi ka luajtur pak, pasi forma e tij ka qenë e kunshtëzuar nga dëmtimet e shpeshta dhe serioze.
Ndoshta ka ardhur momenti që Ibrahimoviç dhe Milani të ndajnë rrugët, pasi gjendja fizike e 41-vjeçarit nuk i përgjigjet më nivelit të këtij klubi.