Policia rrugore e Tiranës ka zhvilluar një operacion për të verifikuar sjelljen e drejtuesve të mjeteve të institucioneve të ndryshme të administratës shtetërore.
Në fokus janë vënë edhe drejtues të mjeteve që përdorin simbole apo shenja dalluese të ndryshme të institucioneve shtetërore për qëllime abuzive.
Policia thotë se janë kontrolluar 45 automjete dhe si rezultat janë konstatuar e proceduar disa drejtues, të cilët kishin vendosur sisteme pamore shtesë, në kundërshtim me ligjin.
Këtyre drejtuesve u janë pezulluar lejet e drejtimit sipas afateve të parashikuara.
Policia thotë se ka edhe të shoqëruar në komisariate për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.