Erling Haaland dhe Robert Lewandowski janë dy nga sulmuesit më të mirë në planet. Për shumë të pasionuar të futbollit, i pari do të marrë trashëgiminë e të dytit. Te Bayerni po i gëzohen formës së shkëlqyer të sulmuesit polak, por nuk po heqin sytë as nga norvegjezi, për të cilin rezervoi fjalët më të mira vetë Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i bavarezëve.
Që dy “bomberat” të bashkëjetojnë në të njëjtën skuadër, duket e paimagjinueshme. “Është marrëzi, nuk është e mundur”, – deklaroi më herët Rummenigge, prandaj veteranit Lewandowski, me kontratë të vlefshme deri në vitin 2023, nuk i pëlqen shumë nënshkrimi i mundshëm i gjigantit norvegjez, kur statusin e “yllit” të skuadrës së Bayernit e ka ai.
Sandro Wagner, ish-shoku i skuadrës së futbollistit të lindur në Varshavë mes viteve 2017 dhe 2019, e ka përkufizuar kështu këtë situatë për “Bild TV”.
“Ju e dini se si bëhet Lewy kur ka shumë lojtarë si Haaland në qarkullim. Ai irritohet pak. Disa e kanë vënë re”, – shpjegon ish-sulmuesi. Haaland mund të jetë pasardhësi i Lewandowskit, por argumenton se ai nuk ka nevojë për të tani. Dhe këtu qëndron problemi: “Situata është shumë, shumë e vështirë. Jam kurioz të shoh se si do të zhvillohet ngjarja”.
Wagner e ka të qartë se me polakun, Bayerni “ka sulmuesin më të mirë të gjeneratës së tij”, por ai shton se Haaland “është më i miri i gjeneratës së ardhshme”. Përveç kësaj, ai ka frikë se acarimi i shkaktuar nga këto thashetheme të vazhdueshme rreth futbollistit të lindur në Leeds do të ndikojë negativisht në përpjekjet e skuadrës bavareze për të rinovuar kontratën me Lewandowskin, të cilit nuk do t’i mungojnë ofertat për t’u larguar kur të vijë koha.
Në fakt, AS ka raportuar se Lewandowski është joshur nga ideja për të luajtur për Realin e Madridin. Nëse Haaland do të vendoste të qëndronte në Bundesligë, duke iu bashkuar bavarezëve, Lewa do të pranonte pa hezitim propozimin e Madridi