Sport Lewandowski tradhton Poloninë, Szczesny e shpëton: Me Meksikën përfundon 0-0

Lewandowski tradhton Poloninë, Szczesny e shpëton: Me Meksikën përfundon 0-0

Pas Tunizi-Danimarkë, mbaron 0-0 edhe Meksikë-Poloni.

Këto dy skuadra u ndanë me barazim pa gola, me Robert Lewandowski-n që humbi penallti dhe shpërdoroi rastin për t’i dhënë fitoren ekipit të tij dhe njëkohësisht për të shënuar golin e tij të parë në një Botëror.

Sfida ishte shumë e luftuar nga të dyja anët, me meksikanët që dominuan më shumë, por pa arritur të shënonin, falë edhe pritjeve të portierit Szczesny

Pasi fitoi penallti nga një ndërhyrje e gabuar e Morenos, Lewandowski nuk mundi ta çonte topin në rrjetë në minutën e 58’.

Pas ndeshjes së parë, Polonia mban vendin e dytë në grup me një pikë, po aq sa Meksika e vendit të tretë, ndërkohë kreun e Grupit C e mban Arabia Saudite, me Argjentinën e Messit nga ana tjetër që renditet e fundit me 0 pikë.