Këto ditë festash e kanë gjetur 94-vjeçaren dhe familjen e saj në fshatin Spathar të Librazhdit me gëzimin e një shtëpie të re, të ndërtuar nga e para me kushte dinjitoze të banimit.
Falë iniciativës dhe angazhimit të Taulant Ballës, një dritë e re shprese ka lindur në familjen e nënë Bejazes, shtëpia e së cilës ishte shkatërruar.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëkohësisht deputet i qarkut Elbasan dhe kryetari i bashkisë Librazhd, Kastriot Gurra, ishin sot në banesën e re të nënë Bejazes, e cila u ndërtua falë solidaritetit qytetar.
Balla falënderoi të gjithë banorët e Spatharit, të cilët kanë qenë shumë kërkues për familjet në nevojë.
“Një dritë e re shprese ka lindur në familjen e nënë Bejazes, shtëpia e së cilës ishte shkatërruar, por tashmë është rindërtuar plotësisht.
Këto ditë festash e kanë gjetur 94-vjeçaren dhe familjen e saj me gëzimin e një shtëpie të re, të ndërtuar nga e para me kushte dinjitoze të banimit”, shkruan Balla në Facebook.