Lideri i Çeçenisë Ramzan Kadirov, një ndër mbështetësit më të mëdhenj të Vladimir Putin, deklaroi se rreth 10 mijë trupat ushtarake çeçene po luftojnë tashmë në territor ukrainas, madje kanë shkatërruar një bazë ushtarake, sipas tij pa pësuar asnjë humbja nga pala e tyre.
Trupat e zgjedhura çeçene, të kalitura në luftëra të ndryshme, madje edhe kundër vetë rusëve gjatë viteve ’90, sot përbëjnë një nga trupat më të rrezikshme të Moskës, edhe për metodat e dhunshme.
Ditë më parë, gjatë fjalimit përshëndetës për trupat në kryeqytetin çeçen Grozny, tashmë i rindërtuar falë fondeve ruse pas një lufte me Moskën që e shkatërroi totalisht, Kadirov u bëri bërë thirrje ushtarëve ukrainas se ata nuk janë armiq, dhe se ushtria çeçene do të shënjestrojë vetëm të ashtuquajturit neonazistë në Ukrainë.