Mbështetësit e Lëvizjes 5-Yje të Italisë kanë përkrahur udhëheqësin e tyre Luigi Di Maio që të vazhdoj para edhe pas humbjes së mprehtë në zgjedhjet parlamentare europiane. Di Maio mori mbështetjen e 80% të 56,127 anëtarëve të 5-Yjeve që morën pjesë në votimin e besimit në platformën online të partisë, të njohur emrin e Rousseau, tha lëvizja në blogun e saj. 32-vjeçari Di Maio bëri thirrje për votim pasi partia e tij mori vetëm 17% të votave në zgjedhjet europiane të së dielës, gati gjysmën e partnerit të saj në koalicion, Liga e së djathtës, duke shkaktuar sulme të brendshme në udhëheqjen e tij.
Partia merr shumë vendime kyçe me anë të votimeve në internet nga anëtarët e saj dhe e quajti votimin “një nga faqet më të bukura në historinë e lëvizjes 5-Yje të demokracisë së drejtpërdrejtë”. Pas shpalljes së rezultatit, Di Maio premtoi “një riorganizim të thellë” të partisë dhe tha se do të paraqiste vendimet e tij të para të premten. Senatori i njohur i 5-Yjeve, Gianluigi Paragone, tha të mërkurën se Di Maio kishte shumë pushtet në parti dhe shumë role në qeveri. “Nëse doni të veproni si një Superman, ju duhet të tregoni se jeni vërtet një,” i tha ai gazetës Corriere della Sera.
Krahas pozicionit të liderit të 5-Yjeve dhe zëvendës kryeministrit, Di Maio, 32 vjeç, shërben si ministër i industrisë dhe i punës në qeverinë e formuar në qershorin e kaluar. Ndërkohë, zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini, i cili kryeson partinë e Ligës, ka përjashtuar zgjedhjet e parakohshme, duke hedhur poshtë mundësinë se ai do të përfitojë nga fitorja zgjedhore e BE për të kërkuar të fitojë pushtetin.