Bota Lidhja jashtëmartesore dhe fëmija sekret, zbulime të reja mbi misterin e largimit...

Lidhja jashtëmartesore dhe fëmija sekret, zbulime të reja mbi misterin e largimit të ish-ministrit të Jashtëm kinez

Zbulime të reja mbi fatin e ish-ministrit të Jashtëm kinez, Qin Gang, i emëruar në muajin janar dhe i larguar nga skena më 25 qershor.

Ai u largua nga detyra pas një muaji mungesë, pa shpjegim, me një deklaratë shumë të shkurtër më 25 korrik.

Wall Street Journal ka publikuar së fundmi versionin sipas të cilit ministri u ndëshkua për një lidhje jashtëmartesore kur ishte ambasador në Uashington, midis verës së vitit 2021 dhe dimrit 2022.

Zërat nuk janë të reja, pasi kanë qarkulluar thashetheme në rrjetet sociale kineze, por burimet e reja të gazetës amerikane janë nga zyrtarë të qeverisë së Pekinit.

Gazetarja që i ka mbledhur është Lingling Wei, lindur në Kinë, korrespondente e gazetës amerikane, me njohuri të gjëra për lojërat politike kineze.

Prandaj, zyrtarë të lartë në Pekin konfirmuan në një konferencë për rastin se Qin Gang, 57 vjeç, ishte nën hetim nga Komisioni Disiplinor i Partisë për “çështje që lidhen me stilin e tij të jetesës”.

Një formulë e përdorur në Pekin për të përcaktuar skandalet seksuale.

Qin Gang, i cili është i martuar, kishte pasur një lidhje sentimentale kur ai ishte vendosur në Uashington dhe kishte një fëmijë nga lidhja klandestine.

Në muajin korrik, mediat sociale kineze e kishin identifikuar gruan e përfshirë në skandal, një gazetare kineze e dërguar nga një stacion televiziv i Hong Kongut për të intervistuar ministrin.

Çështja Qin Gang ka të bëjë me sigurinë kombëtare të rrezikuar. Djali ose vajza e lidhjes jashtëmartesore ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe zëra në Pekin filluan të dyshonin se Qin nuk do të ishte më në gjendje të përfaqësonte interesat e Republikës Popullore ndaj superfuqisë rivale me zell nacionalist, duke u bërë baba i një fëmije amerikan.

Një mundësi tjetër është se shërbimet sekrete amerikane mund të kenë përgjuar situatën delikate të ambasadorit të atëhershëm kinez me qëllimin për ta shantazhuar.

Lingling Wei tha se Qin Gang po bashkëpunon me hetimin. Qin Gang sapo ishte graduar ministër dhe këshilltar shtetëror kur ai u zhduk.

Ashtu si ministri i Mbrojtjes Li Shangfu, i cili është zhdukur që nga fundi i gushtit, jozyrtarisht thuhet për shkak të “problemeve shëndetësore”.

Por midis çështjeve të zemrës dhe sëmundjeve, qeveria e Xi Jinping duket se po humbet.