Kryesore Ligji i luftës, Rama nga Athina: Absurditet! Nëse do kishte vullnet të...

Ligji i luftës, Rama nga Athina: Absurditet! Nëse do kishte vullnet të mirë, do ishte zgjidhur

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me emigrantët në shqiptarë në Greqi, ka përmendur ligjin e luftës që është ende në fuqi, duke e konsideruar si absurde.

Ai tha se nëse do ishte vullneti i mirë mes dy palëve, atëherë kjo çështje do duhet të ishte zgjidhur pa kaluar dhe shumë vite të tjera, siç ka ndodhur deri më tani.

“Rri akoma në fuqi ligji i luftës se Greqisë me Shqipërinë, ai ligj i 10 nëntor 1940, përcakton ç’bëhet me pronat dhe me shtetasit e vendeve në gjendje lufte, në 1947 Greqia ratifikon traktatin e paqes me Italinë, ndërsa me Shqipërinë dekreti i ligjit të luftës dhe pasojat e ligjit të luftës mbeten në fuqi, sot e gjithë ditën, edhe pse në 1998 kanë miratuar traktatin e miqësisë, po si ka mundësi mes dy shteteve që kanë nënshkruan një traktat miqësie, që janë bashkë në NATO të mos jetë shfuqizuar gjendja e luftës bashkë me pasojat e një ligji lufte të shfuqizuar 84 vite më parë. Në këto vite unë dhe qeveria jonë jemi përpjekur që ky absurditet të largohet nga tryeza e marrëdhënieve tona, gjithashtu jemi përpjekur që t’i adresojmë sa më drejtë, me mirëkuptim të gjitha çështjet e mbetura mes 2 shteteve sepse unë jam i bindur se nëse kanë vullnet të mirë të gjitha çështjet mund të zgjidhen pa kaluar 84 vite të tjera”, tha Rama.