Është lojtari i parë i Ligue 1 pozitiv ndaj koronavirus dhe tani është shtruar në reanimacion: Junior Sambia, 23-vjeç, jolly i mesfushës së Montpellier, është prej dy ditësh në spital në qytetin e jugut të Francës dhe është transferuar në këtë repart, për shkak se gjendja tij shëndetësore është rënduar shumë. Skuadra, duke konfirmuar informacionet e shpërndara nga shtypi vendas, ka bërë të ditur se Sambia ka probleme dixhestive dhe respiratore. Futbollisti ka qenë shtruar një javë më parë në një klinikë private në Montpellier ku rezultoi pozitiv me Covid-19. Junior Samba mbërriti nga Niort në 2017 dhe është në sezonin e tij të tretë me Montpellier, edhe pse nuk ka qenë asnjëherë titullar.
Bëhet fjalë për lojtarin e parë të Ligue 1 që është goditur nga koronavirus. Në mars, rezultoi pozitiv koreano jugori Hyun-jun Suk, që luan në Troyes (Ligue 2). Në Francë, mazhoranza e futbollistëve është kundër rifillimit të kampionatit, të paktën jo pa patur siguri shëndetësore të përshtatshme. Pjesa dërrmuese e lojtarëve të Ligue 1 e 2 rreshtohen kundër rifillimit të kampionatit. Kjo është ajo që del nga një sondazh i sindikatës së lojtarëve, UNFP, në të cilin janë regjistruar 94% e lojtarëve profesionistë në Francë. Një rezultat i ngjashëm me atë të lojtareve femra që preferojnë të mos rrezikohen nga infektimi me Covid-19.
Ndërkohë, Federata franceze ka pezulluar përfundimisht të gjithë kampionatet amatore, nga divizioni i katërt e poshtë. Por Sedan, i dyti në National 2, -5 nga kreu me vetëm 4 gola të pësuar në 21 javë, ka përgatitur ankimim si përpara Komitetit olimpik ashtu dhe Gjykatës administrative. Një precedent që mund ta bëjë edhe më të komplikuar çdo vendim të ardhshëm.