Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu deklaroi sot se në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ka ardhur në jetë fëmija me peshën më të madhe të 10 viteve të fundit.
Koçiu bën të ditur se “ky bebush ka lindur 6150 gr dhe ka ardhur në jetë nëpërmjet një lindjeje të suksesshme natyrale, falë stafit mjekësor të SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë””.
Ministrja Koçiu ka shprehur dhe vlerësimet e saj për stafin mjekësor dhe infermieror.
“Falë punës dhe përkushtimit të tyre nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë”, shprehet Koçiu.