Extra Lindi e sëmurë me koronavirus, takon foshnjen për herë të parë pas...

Lindi e sëmurë me koronavirus, takon foshnjen për herë të parë pas shërimit

Mjekët dhe infermierët e një spitali në Nju Jork përcollën me duartrokitje një nënë të re, Yanira Soriano, e cila lindi teksa ishte e diagnostikuar me COVID-19 dhe nuk e kishte parë fëmijën prej disa javësh.

36-vjeçarja u shtrua në spital pa mbushur nëntë muajt e shtatzënisë, por në tremujorin e tretë. Ajo vuante nga pneumonia e shkaktuar nga koronavirusi.

Gjendja e rëndë shëndetësore i detyroi mjekët që ta fusnin në ventilator dhe të bënin një lindje cezariane përpara kohe, dhe gruaja u mbajt e shtruar për t’u kuruar nga koronavirusi.

Lindja u krye teksa nëna mbahej në koma mjekësore dhe nëna vazhdoi të ishte në gjendje të rëndë pas operimit, ndaj u mbajt në terapi intensive.

Pas disa javësh, ajo është më në fund e shëruar nga koronavirusi dhe doli të takojë për herë të parë të birin, e shoqëruar nga duartrokitjet e stafit.